Banorët e Astirit po protestojnë para Prokurorisë së Tiranë pasi sipas tyre nuk janë marrë parasysh kallëzimet e bëra në Prokurori për tenderat dhe për projektin.
Me anë të protestës banorët kërkojnë që të nisin hetimet lidhur me projektin dhe të pezullohen punimet në Unazën e Re. Banorët janë shprehur se duhet reagimi i të gjithve pasi po dhunohen. Ata kanë kërkuar arrestimin e kreut të ALUIZNIT, Artan Lames, ministrit të Brendshë Sandër Lleshaj, kryetarin e bashkisë Erion Veliajn dhe Arbër Maznikut.
“Reagoni, po na grabisin dhe po na dhunojnë. Duhet të arrestohet Sander Lleshaj për dhunën e ushtruar ndaj nesh. Hetoni dhe arrestoni, Artan Lamen, Erion Veliaj, Arbër Maznikun.
Janë arrestuar 100 banorë të Astirit, prokuroria të hetojë çështjen e Astirit sa më shpejt. Do i drejtohemi ambasadave të huaja në vendin tonë pasi të merkurën do fillojnë shembjet në Unazë.”
Ndërsa Lutfi Kastrati tha se: Thirrje Elisabeta Imerajt që të mos e përdorin politikanët. I bëj thirrje ambasadave, përjashtuar asaj serbe të hapin dyert për banorët e Unazes së Re. Do përshkallëzojmë protestat, deri sa prokuroria të nisë hetimet dhe të ndalojë punimet. Duam drejtesi, ndryshe do bëjmë vetëgjyqësi.