Teksa pritet të zhvillohet seanca e radhës për Florenc Hoxhën dhe 5 protestuesit e tjerë, para gjykatës së Apelit të Tiranës po zhvillohet një protestë. Banorë të “Unazës së Re”, me thirrje “lironi çunat”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Mes tyre është dhe Dorjan Protoduari, një nga personazhet më të spikatura të protestës së “Unazës”.
Pala mbrojtëse të arrestuarve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës në seancën e fundit, më 22 mars, vendosi “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, ish-kreun e INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.
Por sot edhe protestuesit e arrestuar në protestat e 16 dhe 24 marsit do të dalin para gjykatës. Pal Daija dhe Mariglen Doçi kanë ankimuar vendimin për masën “arrest me burg’.
Ndërsa për ata protestuesit e tjerë që kanë marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prokuroria ka ankimuar këtë vendim të gjykatës.