Revoltë tek Gjykata, familjarët kërkojnë lirimin e 15 protestuesve: Nuk paska drejtësi me në krye Edi Ramën!

Forca të shumta policie kanë blinduar paraditen e sotme godinën e rrethit Gjyqësor Tiranë. Familjarët e personave të arrestuar në protestën e opozitës, të datës 16 shkurt, po presin masën e arrestit para gjykatës.
Me anë të një urdhri të gjyqtares është vendosur që familjarët të mos pranohen brenda për të mos patur ndonjë konflikt të mundshëm.
Familjarët e personave të arrestuar kërkojnë që ata të dalin të pafajshëm nga gjykata, pasi nuk kanë përdorur dhunë ndaj forcave të policisë dhe ndaj asnjë personi tjetër.
Nëna e njërit prej të arrestuarve shprehet:
“Çuni im ka dalë në protestë për të drejtën e vet. Shteti i Edi Ramës qenka i korruptuar në themel që nga gjykata , është shtet kriminal, nuk doli për t’i marrë që qeverinë Edi Ramës. Ndaj në shtetin shqiptar nuk paska drejtësi, me në krye Edi Ramën”.
Familjari i një tjetër të arrestuari:
“Ai ka qenë te protesta, kanë ardhur dhe e kanë çuar në komisariat. Nëqoftë se ka dalë, është e drejta e tij të protestojë”.
Deklarata e një protestuesi:
“Edhe unë jam pjesëmarrës i protestës. Pretendohet se sjellja e policisë ka qenë shembullore. Ata përdorën armë kimike. Kam pasur probleme shëndetësore. Të enjten do i bashkohem sërish protestës, edhe sikur 10 herë më shumë të përdorë këto armë”.

Personat e arrestuar nga policia janë:
Florenc Hoxha, Emanauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Agim Peposhi.
Ka dhe emra të tjerë të arrestuar, por që nuk janë bërë publikë.
Një personazh tjetër i arrestuar është Agim Peposhi. Djali I Peposhit ka dhënë një deklaratë për Fax Neës.
Djali i Agim Peposhit thotë:
”Agim Peposhi është babai im. Ai ka marrë pjesë në protestë me një shkak, mosprishjen e shtëpisë. Ai është arrestuar ditën e dielë në drekë. Ishim duke ndenjur, ndërsa policia vjen pa fletë arresti me arsye për një deklarim në komisariat, ndërkohë që e çuan në Drejtorinë e Tiranës.
Sikur shteti t’i mbajë të gjithë , brenda unë do jem aty nesër pasnesër dhe çdo ditë. Le të shkojnë të kapin ata që bëjnë krime, jo babain tim. Kemi punuar 25 vjet për atë shtëpi.
Ai vjen për të prishur shtëpinë tonë vetëm se kemi marrë pjesë në protestë. Unë marr pjesë për të drejtat e mia. Do të jem sërish në protestë”.

protesta11 1

Exit mobile version