“Revolucioni i Trungjeve” në ballkonin e Berishës!

Nga Ermal Peçi

“Revolucion të Trungjeve” , (‘balvan revolucija’) ka ndodhur për herë të parë në Kroacinë e vitit 1990.

Mori këtë emër për faktin se serbët e Kroacisë, në zonat ku ishin shumicë, sidomos në Krajinë, bllokuan rrugët me trungje druri për të demonstruar kundërshtinë e tyre ndaj politikave të qeverisë kroate, e cila asokohe po shkonte drejt pavarësisë.

Revolucioni i trungjeve çoi fillimisht në themelimin e një rajoni të vetëshpallur autonom, të njohur si Rajoni Autonom Serb i Krajnës (SAO Krajina), i cili më pas u shndërrua në shtet të vetëshpallur dhe në detonator për plasjen e luftës në Kroaci. Gjyqet e Hagës vërtetuan pa dyshim se ky “revolucion” ishte i orkestruar nga Beogradi dhe nuk ishte revoltë spontane e serbëve lokalë të Kroacisë.

Prej më shumë se 2 vitesh Berisha së bashku me grupet e opozitës po orkestrojnë “Revolucione” dhe “Revolta Popullore” për padrejtësitë që po ju bëhem atyre, por që më shumë po marrin rolin e Izolantrikëve duke jetuar në realitete paralele shumë larg të vërtetës. Në fakt ishte komike ajo që ndodhi sot në të ashtëquajturën “Rrugica e Salës” kur gjithë shpura e tij politike bërtiste njëzëri Berisha dhe në anën tjetër kërcënonin Ramën se i erdhi fundi.

Të besuarit e Berishës flisnin që çdo gjë erdhi spontanisht, por aty mund të shikoje me sy të lirë se kush ishin njerëzit spontanë.

Të gjithë ish-funksionarë të lartë, rrethi i ngushtë, por edhe disa nostaligjikë.

Kur shqiptarët festonin dhe qëndronin me njerëzit e tyre të dashur ndërrimin e viteve, ju faneps përsëri në televizor, por edhe atyre që jetojnë në një pallat me Berishës, disa zëra çjerrës që bërtasin e dalin pa kauzë dhe kthehen në shqetësues të jetës normale.

Me sa duket poshtë ballkonit të Berishës do të nisë pelegrinazhi i Revolucionarëve, të cilët do të kenë të njëjtin fat si të “Revolucionit të Trungjeve” dhe koha do tu tregojë që lëvizjet e tyre nuk kanë hallin e regjimit, por të tyrin personal./dritare.net

Artikulli paraprakShënim/ Vullnetarët e Saje Qorrit
Artikulli tjetër32 vite pluralizëm/ Nga zgjedhja e presidentit, te ndryshimet kushtetuese, PS-PD kanë arritur marrëveshje të rëndësishme politike në dekada, por edhe…