Nga Ilirjan Taga
3 vjet duke u premtuar demokratëve rrëzimin e Ramës për 6 muaj. Mbyll Shtator e prit Prill. Mbyll vjeshtë e prit pranverë. Hiç, asgjë. E vetmja fitore është rirekrutimi i Gaz Bardhit, Gjekmarkajt, Joridës e të tjerëve duke zvogëluar rradhët e Lul Bashës. Tani i siguron besnikët se ky është Shtatori i fundit në opozitë.
Revolucioni nuk ndezi kurrë, tani do i ndezin protestat. Tani, fiks tani, do rrëzojë Ramën dhe do bëjë qeveri teknike që të mos ja vjedhë Rama zgjedhjet.
Taksiratë!
Në vend që të prisnim një kthesë në 2025-ën, duhet të presim akoma që Berisha me PD e tij të prekë fundin për tu bërë gati për 2029. E fundi paska qenë më i thellë se një pus, sa një mendje budallai paska qenë i thellë.
Nuk di çfarë mendje e çfarë durimi! Për të mos u pasur zili. Larg qoftë!