Rezoluta anti-korrupsion e Ramës, Alibeaj: Kërkon të marrë pak nga lavdia e SPAK-ut, qëllimi real është ndërhyrja te reforma në drejtësi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar rezolutën anti korrupsion të shpallur nga kryeministri Edi Rama duke thënë se qëllimi i vërtetë i saj është ndërhyrja në Reformën në Drejtësi.

Në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Milaim Zeka, Alibeaj tha se pas 11 vitesh Rama u kujtua të luftojë korrupsionin, ndërsa ministra, kryebashkiakë e shumë drejtorë të tij po dalin të korruptuar.

Ai tha se nëse qeveria do të luftojë korrupsionin, duhet të heqë imunitetin e politikanëve.

“Si ka mundësi që kryeministri më i korruptuar, kujtohet pas 11 viteve që duhet të luftojë korrupsionin. Si duket ka një varg të madh me ministra, kryebashkiakë, drejtorë që po shkojnë drejt SPAK-ut dhe kam përshtypjen që edhe ky do shkojë drejt saj.

Publiku shqiptar është i ndarë në një raport 70% që e mbrojnë SPAK-un, ka tentuar që edhe ky të vjedhë pak nga lavdia e SPAK-ut.

Qëllimi real është që ky të ndërhyjë te Reforma në Drejtësi, pra te SPAK-u. Duam ta luftojmë korrupsionin? Heqim imunitetin. Politikanë që futen në politikë pa ashtu, dhe dalin të pasur…Ky është pozicionimi që kemi ne”, deklaroi Alibeaj.

Artikulli paraprak“Komisioni kundër korrupsionit, banal”, Basha: Të votojnë propozimet e PD për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe amendamentet që fuqizojnë SPAK-un
Artikulli tjetër“Rama në Athinë si shoku Enver në Moskë”, Roland Bejko: Ka premtuar votën e emigrantëve në 3 mandate dhe nuk e ka bërë!