Rezoluta antikorrupsion e mazhorancës, Kulluri: Ka dyshime për një bashkëpunim mes Ramës dhe ”Rithemelimit”

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një dyshim që mund të ketë një bashkëpunim të Ramës me Rithemelimin për rezolutën antikorrupsion të PS-së.

Kulluri: “Fakti që në tekstin e rezolutës përmendet ndërhyrja në legjislacionin për sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Posacëm do jetë bipartizan, nuk do jetë i Ramës.

Dyshimet e arsyeshme janë që në traditën e krijuar edhe me komisionin tjetër, i cili zëvendësoi komisionin e Reformës Zgjedhore, ka një dyshim të arsyeshëm që mund të ketë një bashkëpunim të zotit Rama me gjithë Rithemelimin ose një pjesë, kjo është përshtypja jonë.

Duke ditur edhe se çfarë ndodhi me amnistinë, dyshimi jonë është më shumë se i arsyeshëm.

Nuk do ishte normale asnjë pjesëmarrje e opozitës.

Nuk ka asnjë nevojë sot që të ketë masa të tjera ekstreme për të luftuar korrupsionin kur audited e brendshme në ministri janë në detyrë, kontrolli i brendshëm i kryeministrit është në detyrë dhe SPAK dhe GJKKO janë në detyrë.”

Exit mobile version