“Rezoluta antikorrupsion e Ramës, qesharake”/ Basha: Nisma e PD për Vetingun e politikanëve është zgjidhje e problemit

Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha në fjalën e tij përpara gazetarëve duket se gjatë gjithë kohës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i bëri ftesë opozitës që të marrë pjesë në proceset demokratike integruese të vendit.

Gazetarët e pyetën Bashën nëse po flirton politikisht me Ramën, pasi po përgjigjet ai në emër të opozitës dhe jo Rithemelimi. Kreu i PD-së zyrtare deklaroi se qeveria në vend të nismave të tilla si rezoluta antikorrupsion, që sipas tij janë qesharake, duhet që të kalojë në Kuvend ligjin për vetingun e politikanëve.

Lulzim Basha: Ajo që duhet të kalojmë në parlament është vetingu për politikanët kryesorë në vend, rezoluta antikorrupsion e Ramës është qesharake. Nëse ka një grimcë reflektimi nga Rama, ai ua ka borxh shqiptarëve, jo opozitës.

Jo vjersha e fjalë pa fund, por duhen konkretizuar nismat, sidomos ajo e vetingut. Kjo është përgjigja e PD. Unë flas për thelbin e çështjes dhe përgjigja e PD flet vetë. Unë nuk hyj në spekullime.

Artikulli paraprakSHKRIM HULUMTUES/ Plagjiatura, shitblerja e punimeve të diplomës dhe premtimet e pambajtura
Artikulli tjetërAlibeaj i drejtohet Ramës: Hiq imunitetin, prano Vetingun, lëri llafet…