Rifillon lufta në rrjet ndaj Lulzim Bashës, shenjat e rikrijimit të dikotonomisë pushtet-opozitë

Pas një periudhe mungese, ka rifilluar në rrjetin social balta ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Paradoksale është se nga njëra anë e kërkojnë ku është dhe e trajtojnë si të parëndësishëm, ndërsa, nga ana tjetër, investohen me mjetet e tyre propagandistike për ta sulmuar.

Duke qenë se eventi i 33-vjetorit në Pallatin e Kongreseve ishte një start i jashtëzakonshëm, qoftë përsa i përket ideve, organizimit, pjesëmarrjes, dhe në kontrast të madh me organizimin e “Rithemelimit” të Berishës, i cili, më shumë se sa festë, ngjante si vaki.

Tashmë është e qartë, se opozita po shkon drejt rikrijimi të identitetit të saj politik dhe vendimi që pritet të japë Gjykata e Lartë më 27 dhjetor lidhur me “çështjen” e PD-së, do t’i japë fund të gjitha dilemave dhe diskutimeve të derisotme.

Përballë një “Rithemelimi” që pritet të trashëgohet nga Berisha tek e bija, gjë që do të thellojë edhe më shumë përçarjen e këtij grupimi, çka do rrezultojë me thërrmim tërësor të “Foltores”, pushteti dhe Edi Rama po fillon të mpreh bateritë e baltës dhe të sulmeve ndaj Lulzim Bashës, duke qenë se, deri më sot, ai është tërësisht i paprekur nga hetimet e drejtësisë së re.

Rënia e Berishës dhe Metës i hap rrugë rënies së pakthim të Edi Ramës, sepse një pushtet nuk mund të qëndrojë përherë, ndërsa SPAK-u do t’i japë fund përfundimisht Trekëndëshit të Bermudës dhe do t’i japë mundësi shoqërisë shqiptare për të hapur garën, për të bërë të mundur rotacionin, pa pasur ndikimin e pushtetit të korruptuar dhe botës së errët të krimit të organizuar.

Pas heqjes së imunitetit të Berishës dhe vendimit të Gjykatës së Lartë më 27 dhjetor, është e qartë se drejtimin e opozitës do ta marrë Lulzim Basha dhe, duke qenë një rrezik permanent për pushtetin, Rama ka filluar që tani ta bëjë pis me sulme dhe meme, medemek qesharake, në rrjetet sociale.

Mirëpo, një gjë është e padiskutueshme: Berisha dhe Meta marrin me vete në rënien e tyre Ramën.

Dhe Edi Rama e di më mirë se të gjithë këtë gjë.

Exit mobile version