“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk rrëzohen me protesta, ndërkohë që Sali Berisha dhe enturazhi i tij e dinë mirë këtë gjë”. Kështu është shprehur përmes një shënimi në rrjetet sociale, kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman, teksa ka komentuar protestat e dështuara të Rithemelimit të mbajtura para Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
“Protestat mund të jenë një mjet i fuqishëm për të shprehur shqetësimet e popullit. Por teksa shoh protestat e dështuara të Rithemlimit para Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit, nuk mendoj se mund të rrëzohen Edi Rama dhe Erion Veliaj me kësi pseudo tubimesh. Potesta është një etapë e djegur, për aq kohë sa Sali Berishën nuk e ndjekin pas as 20 veta. E di Sali Berisha dhe enturazhi që Rama-Veliaj nuk rrëzohen me pseudoprotesta. Përkundrazi protestat dhe numri i vogël i protestusve, që edhe në një kafe lagjeje i gjen më shumë, janë ‘oksigjen”‘për pushtetin e Ramës dhe Veliajt. Pushteti dhe qeveria rrëzohen me programe, alternativa dhe votë. Por për fat të keq, Berisha dhe enturazhini tij, asnjë nga to nuk kanë. Ka vëtëm një shpresë që mund të përballet me mazhorancën, ajo është PD zyrtare”, shkruan kryeredaktori i gazetës “Sot”, Rigels Seliman.