Kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dhënien e vulës së PD Sali Berishës. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Z. Seliman thekson se vendimet e gjykatave respektohen, por shtoi se vendimi për t’i dhënë vulën e PD ish-komunistit dhe të shpallurit ‘non-grata’ nga SHBA-Britania Sali Berisha, sipas tij, është një atentat ndaj demokracisë.
“Kur flet drejtësia, politika dhe sovrani heshtin. Kjo postulate duhet të jetë kryefjalë për të gjithë ne. Por sot duket se situata është krejt ndryshe dhe se gjithkush duhet të japë një komet të shkurtër sa i takon vendimit të paprecdent të Gjykatës së Apelit, e cila pas 30 muaj luftë juridike me kuvende e përplasje në seanca gjyqësore më në fund ka një vendim për Partinë Demokratike. Partia më e madhe opozitare në vend do të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania dhe në “arrest shtëpie” nën akuzë për korrupsion nga SPAK. Ky vendim gjithashtu rrëzon alibinë kryesore që Berisha vazhdon të përdorë për të justifikuar arrestimin e tij dhe të familjarëve të tij, pra që ekziston një komplot i Drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët. Por përtej vendimet, situata duket se komplikohet, duke qenë se vula dhe sigla e PD i kalon një individi të sanksionuar nga Londra dhe Uashingtoni, sikundër është Sali Berisha.
Por pa analizuar situatën se kush e ka shumicë e demokratëve, vendim i Apelit është thuajse një atentat ndaj demokracisë. Demokratët nuk mund të murosin ngjarjet e hidhura të 8 janarit 2022, kur Sali Berisha dhe ithtarët e tij dhunuan demokratët dhe pushtuan selinë e PD mes kaosit dhe zjarrit. Skandal që vula e partisë së vetme opozitare kalon në duart e një ish-komunisti dhe individi të shpallur “non-grata” nga SHBA-ja e Anglia”, shkruan kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman