Rikthehen protestat në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë

Kryeqyteti po bëhet gati për një tjetër stinë protestash… Nga dita e nesërme, fermerët e Myzeqesë pritet të zbarkojnë në Tiranë.Në një njoftim zyrtar, ata thonë se do të protestojnë përpara Ministrisë së Bujqësisë.

Ogranizatorët bëjnë me dije se në protestë do marrin pjesë rreth 300 fermerë.

“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore,” thuhet në njoftim.

Fermerët thonë se do të shpalosin kërkesat e tyre për qeverinë dhe parlamentin.

Ata kanë disa kohë që protestojnë, duke shrepur shqetësimin se prodhimi i tyre nuk po shitet.

PROTESTE LUNJE

Exit mobile version