Nostalgjia që kjo qeveri ka për të shkuarën komuniste dihet prej kohësh, por kulmi ka arritur ditën e sotme, ku fëmijët e shkollave janë detyruar sot të parakalojnë në kuadrate para kryeministrisë, siç bënin dikur shqiptarët para diktatorit Hoxha.
Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një skandal dhe turp atë që është bërë sot me fëmijët shqiptarë, vetëm e vetëm që ti rikthejnë Ramës kohën e diktaturës.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri
Rikthejnë 1 majin e etërve të tyre mizorë!
Në narkoshtetin e Noriegës sot detyruan mijëra fëmijë të parakalojnë në kuadrate dhe me lule para Edvin Kristaq Ramës njelloj si dikur para diktakorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore. Njëmijë herë turp! sb
Rama dhe Ruçi detyruan fëmijët të parakalojnë para Kryeminsitrisë dhe para Kryesisë së Kuvendit sot ashtu si në kohën e dikatorit dhe si në Korenë e Veriut.
Vendi ku ish-ministri i sigurimit të komunizmit është drejtues parlamenti, ish-hetuesi është ministër i brendshëm dhe i biri Kristaqit kryeminister i ngjante sot Koresë së Veriut.