Lajme të mira për Realin e Madridit. Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, shumë shpejt mund të ketë sërish në dispozicion Gareth Bale, i cili ka qëndruar jashtë fushave të blerta për më shumë se 2 muaj, për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë. Rikthimi i uellsianit pritet të ndodhë në muajin mars dhe me shumë gjasa, ai do të ketë mundësi të aktivizohet dhe në takimin e kthimit kundër Napolit, që do të luhet më 7 mars në San Paoli, për fazën e 1/8 të Champions League.
Bale u dëmtmua më 22 nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbonës. Dëmtimi ishte i rëndë dhe stafi mjekësor kishte parashikuar se, rikthimi i tij mund të ndodhte në prill. Një shqetësim i tillë duket se është lënë pas, sepse sulmuesi i krahut ka djegur afatet e rikuperimit. Zidane tashmë mund të marrë frymë lirisht, pasi rikthimi i uellsianit është shumë i rëndësishëm për reapartin e avacuar të klubit merenges.
Dëshira e drejtuesve të Real Madridit për të afruar në skuadër portierin e kombëtares spanjolle dhe Mançester Junajtidit nuk është një sekret. Në fillim të sezonit të kaluar “galaktikët” arritën marrëveshje me anglezët për transferimin e tij në Spanjë në këmbim të portierit Kejlor Navas, por vonesa me disa minuta në plotësimin e procedurave në ditën e fundit të merkatos nga ana e drejtuesve të Junajtidit e bllokoi transferimin.
Që pas asaj tentative të dështuar, madrilenët gjithnjë kanë qenë me mendje për të provuar sërish afrimin e De Geas, por paraqitjet e shkëlqyera të portierit të Kosta Rikës duket se i kanë stepur drejtuesit e Realit për të kaluar në veprim. Së fundmi mediat spanjolle raportojnë se ai që e ka mbyllur përfundimisht mundësinë e kalimit të De Geas në Spanjë në mbrojtje të portës madrilene është trajneri Zinedin Zidan.
Francezi nuk e ka në preferencat e tij De Gean dhe në vend të tij do të preferonte më shumë afrimin e një portieri tjetër mes disa alternativave. Dëshira kryesore nga Premier Liga mbetet belgu Tibot Kurtua për të cilin mund të futet në shkëmbim edhe sulmuesi Alvaro Morata. Ndërkohë dy mundësi të tjera më pak të mundshme janë edhe Hugo Loris i Totenhemit, ose Xhanluixhi Donaruma i Milanit.