Rigels Topi nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej orës 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.
30 vjeçari ndodhet ende në komisariatin e Elbasanit dhe flitet se arsyeja është se ka sharë kryeministrin Edi Rama.
Burime mediatike kanë bërë me dije se i riu është shoqëruar pasi kishte ofenduar në rrjetin social Facebook kryeministrin.
Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.