Rikthehet i ftohti polar! Dëbora mbulon vendin. Ja akset rrugore ku ka probleme

Reshjet e borës kanë përfshirë gjithë juglindjen prej orëve të para të mëngjesit. Trashësia e borës deri në këto momente ka arritur ne 20 cm në zonat malore.

Në qytetin e Pogradecit ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa akset Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.

Të kalueshme me zinxhire janë aksi Korçë-Dardhë, Korçë -Qafë e Qarrit dhe pjesërisht Korçë – Voskopoja. Akset e tjera janë të kalueshme pa problem ndërsa duhet treguar kujdes në lëzivjen e automjeteve. Trashësia e borës arrin rreth 20cm në zonat malore dhe 5cm ne qytet, ndërsa po punohet me kriposjen dhe pastrimin e zonave problematike.

Gjithashtu reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella. Rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme, pasi për gjatë gjithë natës me borëpastruese. Në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.

Krejt ndryshe paraqitet situata me rrugët e qyteteve dhe rrugët rurale. Rrugët e qytetit të Peshkopisë janë të pa pastruara, po ashtu sdhe rrugët e fshatrave që lidhen me qytetin e Peshkopisë. Në disa prej fshatrave kalojnë vetëm mjete të larta (foristrada) ndërsa nuk ka kaluar asnjë borëpastruese.

ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sot mbi gjendjen e akseve kombëtare

Rajoni Verior
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë.

Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

Rajoni Qendror
Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

Rajoni Jugor
Reshjet e borës në Qarkun e Korçës kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore .

Exit mobile version