Rikthehet Icardi dhe Miranda për zikaltrit

Milan-Inter do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, të dielën, më 4 mars, ora 20:45. Është koha për të vërtetën, dita e llogarisë. Milani dhe Interi janë të gatshëm të përballen në një ndeshje spektakolare. Kuqezinjtë janë më të favorizuar në parashikime, falë rezultatit të dymbëdhjetë radhazi pa humbje, në të gjitha garat, duke rivendosur ambiciet nën drejtimin e Gattusos. Trajneri i Milanit ende i jep Cutrone besimin në qendër të sulmit, duke marrë parasysh fillimin zhgënjyes të Kaliniç. Konfirmim, gjithashtu, për Suso dhe Calhanoglu, në pjesën e jashtme, ndërsa mesfusha klasike me Kessié, Biglia dhe Bonaventura. Mbrojtja e zakonshme, e udhëhequr nga kapiteni Bonucci.Spalletti është i vendosur të luajë nga minuta e parë me kartat Miranda dhe Icardi, dy rikthime, që kanë lënë pas lëndimet e tyre respektive. Pas sulmuesit argjentinas, i gatshëm duket Candreva në rolin e “play maker”-it, me Perisiç dhe Karamoh në të djathtë e të majtë. Rafinha është gati të marrë përsipër më shumë gjëra, pas performancës jo aq pozitive që tregoi kundër Beneventos, nga minuta e parë. Borja Valero dhe Vecino do të formojnë çiftin në mes të fushës, teksa nga stoli do ta nisë Gagliardini.

Formacionet e mundshme
MILAN (4-3-3): G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.
INTER (4-2-3-1): Handanoviç; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Borja Valero; Karamoh, Candreva, Perisic; Icardi.

Artikulli paraprakVeriu kundër Jugut
Artikulli tjetërInzaghi: Lazio meritoi të kalonte në finale