Nga Azgan Haklaj
Sinoptikanët e meteorologët politikë paralajmërojnë vetëtima e rrebeshe!
U bë shkas një tjetër rrëfim i ish zv/kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj rreth batërdive korruptive qeveritare që emri i ish-shefit të kundër spiunazhit të FBI-së, Charle McGonigal të dilte sërish në pah.
Në fakt kjo është patatja më e nxehtë në duart e Edi Ramës dhe shumë emrave politikë në Shqipëri.
Kjo jo për faktin që gjysëm i penduari Ahmetaj e përmendi emrin e tij.
Është tjetër fabul ajo që po mban në ankth kupolën mafioze politiko-oligarkike.
Dhe pikërisht sepse McGonigal bashkëpunoi me drejtësinë e vendit të tij në këmbim të një denimi të lehtë e minimal.
Ndërkohë që në vendin tonë, sigurisht me sugjerimin e prokurorëve e agjentëve amerikanë që asistojnë SPAK-un, ky i fundit ka rregjistruar një çeshtje penale rreth Charle McGonigal.
Hetimet kane vijuar edhe me pyetjen e disa deshmitarëve por finalizimi i saj i sigurtë do të jetë i mevonshëm për arsye të filtrimit të të dhënave që vijnë pas letër porosisë që prokuroria e posaçme ju ka dërguar autoriteteve përgjegjëse amerikane.
Ajo që dua të cek është se Arben Ahmetaj në dy rrëfime te televizioni i Shkelzen Berishës gënjeu rreth Charle McGonigal.
Në rrëfimin e parë i pyetur direkt nga gazetari Peka ai mohoi që ta kishte takuar përsonalisht Charle McGonigal, ndërkohë që me dt 23 shtator 2021 nga ora 9.15 – 11.10 në zyrën e tij si zv/kryeministër ai ka pritur me honore z.McGonigal dhe shoqëruesin e tij.
E fill pas këtij takimi McGonigal u takua atëkohë e drekoj me ish ministrin e energjetikës Damian Gjiknurin dhe ish administratorin e KESH-it Ardjan Çela në katin e dytë tek restorant “Rozafa” në kryeqytet, e kjo është publikuar nga mediat ilustruar dhe me foto kur plasi skandali.
Edhe në rastin Dubai Ahmetaj gënjen pasi nuk ka qënë prezent në takimin që është bërë me McGonigal.
Nëse z.Ahmetaj që deshmon i qurrosur e përlotur kërkon të bëjë realisht të penduarin ai duhet të rrefehet saktësisht se ç’farë ka biseduar me ish kryeagjentin amerikan, sikundër këtë gjë do ta bëjnë me domosdo në kohën që ju kërkohet nga drejtësia jo vetëm Edi Rama e Damjan Gjiknuri por një seri politikanësh e ish ministrash si Taulant Balla, Mimi Kodheli, Niko Peleshi apë edhe Gramoz Ruçi,Ilir Metaj etj.
Nuk ka si mos të thirren për të deshmuar dhe disa drejtues të lartë aktualë në Policinë e Shtetit rreth kontakteve të shpeshta me z.McGonigal e bisedave mes tyre.
Edhe nëse këta mendojnë të genjejnë e dredhnojnë si Arben Ahmetaj duhet ta dinë se z.McGonigal është rrefyer saktësisht rreth gjithçkaje para autoriteteve juridike e sherbimeve sekrete amerikane.
Po ashtu jam i bindur se gjatë kohës që ka qënë në detyrë kryeagjenti amerikan jo gjithçka e ka kryer në informalitet.
Ai ka raportuar shumë biseda e axhenda takimesh me autoritetet shqiptare si në
vendin tonë po ashtu edhe në USA.
E mbi të gjitha në këto takime kanë qënë prezent dhe personi A dhe B te cilët rezultojnë se janë pyetur nga autoritetet amerikane dhe prokuroria e posaçme shqiptare.
Pra z.Ahmetaj nëse kërkon të ndihmojë drejtësinë me pendesën e tij nuk mund t’ja hedhë me fragmente sporadike presioni e mesazhe të koduara por me rrëfim të saktë dhe të sinqertë.
Ahmetaj ishte vetëm një shkas plus për të risjellë në vemendjen e publikut e medias shqiptare McGonigalin!
Shkaku i i vërtet i vëmendies është tronditja e fortë që ka filluar te Edi Rama dhe enturazhi i tij, pasi që ai i din mëkatet e tij sikundër e din që SHBA-të nuk harrojnë dhe nuk i falin ato.
Sinjalet e para e të qarta Edi Rama i ka marrë.
Ai e ka të qartë se nëse mundi të korruptonte një kryeagjent të sherbimit më të
fuqishëm amerikan për të kriminalizuar në mënyrë mëkatare kryetarin e PD-së Lulzim Basha nuk e ka të sigurt se po prej z.McGonigal ai dhe të tjerët në radhë janë raportuar në institucionet ligjzbatuese amerikane.
I prishur nga nervat deri në skizofreni është edhe Ilir Meta.
Ai mendon se rregulloi fshehjen e miliardave të vjedhura nga divorci qesharak me Monikën por ta dijë mirë se i ka të skeduara i pari kontaktet me McGonigal dhe avantazhet lobuese që ky i fundit i ka bërë në SHBA.
Berisha i cili u mundua ta kapitalizonte për interes të tij gjithë aferën McGonigal që të justifikonte “non graten”, doli huq, gënjeshtar patologjik e demagog.
Sali nongratës tani i ka ngelur vetëm besnikëria në ujdinë me Edi Ramën që të mund të realizojnë së bashku kryqëzatën kundër SPAK-ut me mjete legjislative parlamentare në mos për zhbërjen të paktën për limitimin e kontrollin e veprimtarisë së tij.
Por është e sigurtë që në këtë rrugë të çmendur e djallëzore ata do deshtojnë turpshëm.
Aksioni i deshtimit e fundit të tyre nën mbikqyrjen e rreptë të autoriteteve ligjzbatuese amerikane ka filluar me intensitet të përditshëm.
Fillimisht po i priten krahët kriminal’ politikës në Shqipëri dhe jashtë saj duke arrestuar të gjithë eksponentët mafiozë të lidhur me politikën.
Ndërkohë mafia oligarkike që po operon prej dekadash me paratë e korrupsionit e krimit shtetëror po identifikohet e së shpejti bisneset e rrokaqiejt e tyre do konfiskohen.
E si mund pastaj të shpetojnë nga ky rrethim pa dalje Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe shpurat e tyre kriminale, korruptive që
jo vetëm çuan në buzë të greminës Shqipërinë por po kthehen në rrezik potencial edhe për aleatët tanë euroatlantikë.
Prisni…, vapa përvëluese nuk ka përfunduar.
E në përfundim të saj sinoptikanët politikë e meteorologjikë parashohin vetëtima e rrebeshe.
Në lashtësi thonin se është hidhëruar Perëndia Poseidon…!