Rikthime të rëndësishme dhe dy lojtarë nga Superiorja, Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e qershorit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar listën zyrtare për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 9 kundër Letonisë.

Silvinjo ka thirrur 27 lojtarë, ku dy prej tyre vijnë nga Superiorja. Bëhet fjalë për portierin kampion të Egnatias, Mario Dajsinani dhe mbrojtësin e Dinamos, Naser Aliji. Ndërsa vihet re rikthimi i Mario Mitaj, i cili kthehet pas dëmtimit.

Në listë mungojnë dy futbollistë Taulant Seferi dhe Enea Mihaj.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

 

 

 

Artikulli paraprakSPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë, ja për çfarë po hetohet
Artikulli tjetërHelmimi i fëmijëve të kopshtit me salmonelë, Prokuroria nis hetimet! Prindërit mblidhen në protestë para Bashkisë së Gramshit