Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT janë rikthyer sërish në SPAK për të vijuar dhënien e asistencës në hetimet që po kryen struktura antikorrupsion.
Ekspertët e OPDAT ishin larguar nga Prokuroria e Posaçme pas një vendimi të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për pezullimin e fondeve për agjencitë ndërkombëtare, përfshirë edhe USAID-in, vendim i marrë në fund të janarit 2025.
Tërheqja e ekspertëve amerikanë u interpretua si një braktisje e SPAK-ut nga SHBA, një moment që u shfrytëzua nga politika, si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike, të cilat artikuluan teza për shkrirjen ose reformimin e strukturës antikorrupsion.
Rikthimi i ekspertëve duket se ndryshon tërësisht situatën, duke konfirmuar njëkohësisht se Prokuroria e Posaçme ka një mbështetje të fortë. Në këto rrethana të reja, mbetet për t’u parë qëndrimi i politikës, si dhe dosjet e nxehta që prokurorët do të finalizojnë. SPAK po heton çështje të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë, ndërsa së fundmi ka arrestuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.