Rilindasit po shkojnë nëpër shtëpi pas orës policore për të kërkuar vota, pralajmërimi i fortë i Edi Palokës

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka paralajmëruar një padi në SPAK kundër disa socialistëve që po shkojnë nëpër shtëpi pas orës policore për të kërkuar vota.

Paloka tha për “News24” se, zotërojnë prova që tregojnë sesi njerëzit po merren në punë me kontrata dymujore, gjë e cila ndalohet me ligj. Paloka tha se, të gjitha këto prova do t’i dorëzojë në SPAK.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit.

Për ne ka një frymë që është në favor të opozitës. Duhet të jemi të sinqertë që pjesën më të madhe e zë urrejtja dhe mllefi ndaj kësaj qeverie. Shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, neve duhet t’ju ofrojmë zgjidhje të problemeve të tyre”, deklaroi Paloka.

Exit mobile version