“Rilindja” nuk njeh ligj, ja si po ndërton katin shtesë pa leje deputeti i PS në mes të Tiranës

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjet një foto mbi shtesën që po kryhet në një pallat në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

“Mirëmëngjes, dhe me ketë pamje të zbatimit të ligjit për deputetet e PS, ju uroj ditë të mbarë!”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Bëhet fjalë për të njëjtin pallat, që sipas denoncimit të opozitës i përket ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta, por shtesën po e bën deputeti socialist, Robert Bitri.

“Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta. Mbi këtë ndërtesë në zemër të kryeqytetit po hedh shtat një ose më shumë kate.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt”, tha Oriola Pampuri, pak muaj më parë.

malltezi

Exit mobile version