Kanë mjaftuar 30 minuta shi që uji të përmbytë Pazarin e Korçës. Sot situata ka qenë e vështirë në këtë zonë të qytetit të Korçës, e cila është një nga më të frekuentuarat për biznes e turizëm. Uji ka depërtuar edhe në disa biznese në këtë Pazar, i ristrukturuar së fundmi, falë projektit qeveritar, të “Rilindjes Urbane”.
Është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës, që tërhoqi ujin dhe ktheu zonën në normalitet. Edhe pse në ansamblin e Pazarit janë investuar disa milionë euro, bizneset që kanë vendosur aktivitetin aty, janë përballur me situatë përmbytjeje për të disatën herë gjatë kësaj vere.
Përmbytje ka pasur edhe në zonën para bashkisë, në hyrje të qytetit dhe në afërsi të stadiumit. Shkak për situatën, sipas Bashkisë së Korçës, ka qenë intensiteti i reshjeve, që ka sjellë bllokimin e pesetave të ujërave të shiut.