Rilindja Urbane, Musaj: Një make up pa plan të mirëfilltë dhe pa transparencë

Doriana Musaj, urbaniste, thotë se Rilindja Urbane më shumë ka dëmtuar sesa ka sjellë benefite në shumë prej zonave ku është aplikuar. Në studion e MCN, Musaj u shpreh se për projektet nuk ka pasur transparancë. Rilindja Urbane, sipas saj nuk ka arritur të krijojë lidhje të risive që ka sjellë me qytetin. Në raste të caktuara, sipas Musajt, projektet kanë dëmtuar edhe trashëgiminë kulturore dhe historike.

“Është një projekt ambicioz, që mund të konsiderohet rigjenerim urban. Targeton në mënyrë arbitrare zonën, është i centralizuar dhe i paanalizuar. Në momentin që bëhen këto ndërhyrje. Ka tepri parash të hedhura dhe pas disa vitesh nuk dimë akoma sa na është kthyer mbrapsht. Këto janë projekte make-up. Kanë pasur synim zhvillimin ekonomik, si p.sh. projekti i sheshit të Flamurit. Nisi me idenë që pallati që ishte aty të shembej. Nuk u shemb dhe tani do të rikonstruktohet. Më shumë është lënë në një rrjedhje të lirë sesa ka pasur një strategji të mirëfilltë.

Mungesa e një plani të përgjithshëm nuk jep garanci për asnjë projekt të vogël. Kjo strategji, në mungesë të një planifikimi me vizion, janë mbi 581 projekte nën kornizën e Rilindjes Urbane. Ka kategori si sheshe, rrugë, shkolla etj. të gjitha këto, po t’i lidhësh me njëra-tjetrën, kupton që nuk krijojnë lidhje. P.sh, marrim Elbasanin me 30 projekte të Rilindjes Urbane, ku ka sfazim të planifikimit me ndërhyrjen. Në rastin e Beratit, iu hoq qytetit një hapësirë buzë lumit, përdori një gur që e bën të pamundur të rrish gjatë verës. Sheshi u kthye sërish në kantier të dytë për gati dy vjet sepse ishte harruar parkimi.

Interesant është rasti i Përmetit, kur gati-gati qyteti e ka pranuar projektin. Në disa raste kemi refuzim të plotë të projektit nga qyteti. Një nga rastet më flagrante është rasti i ishullit të Osumit në Berat, për të cilin u shpall konkurs. E vetmja e dhënë teknike ishte sipërfaqja e ishullit që askush nuk e dinte. Edhe sot që flasim, ai projekt është ende në letër.”

Artikulli paraprakRama dhe Veliaj e mbushën qytetin me kulla/ Mërtiri: Pse nuk thotë qeveria kush e ka fajin për ndotjen e Tiranës?
Artikulli tjetërSali, që të të besojnë shqiptarët, kërko ndjesë publike ndaj Lulzim Bashës për akuzat që ke bërë!