Rimbursimi i kasave për biznesin e vogël nuk u realizua asnjëherë!

Në tetor të vitit 2015, në tregun e Medresesë në Tiranë shpërthyen protesta të shumta nga tregtarët e rrobave për shkak të kasës fiskale. Tregtarët morën gjoba të shumta për mos pasjen e kasës fiskale. Qeveria premtoi në atë kohë se bizneset me xhiro vjetore deri në 2 mln lekë do të rimbursoheshin për kasat e blera.
Sipas Oranews, premtimi u bë publikisht nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe në nëntor të vitit 2015 dhe që prej asaj kohe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Elona Koçi, përgjegjëse e kasave fiskale thotë se deri më tani nuk ka asnjë udhëzim për këtë çështje. Ajo kujton se e vetmja periudhë kur janë rimbursuar kasat fiskale është ajo e fund vitit 2010 dhe fillim vitit 2011.
Ky premtim i Braçes hidhet poshtë edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Tiranë, të cilët thonë se nuk ka pasur ndonjë propozim apo ndryshim ligjor për këtë çështje.
Një tjetër çështje është ajo e kategorive që duhet të pajisen me kasa të tilla. Premtimi ishte që profesionet e lira dhe ambulantët apo tregtarët e vegjël nuk do të pajiseshin me
Rama më 2 nëntor 2015: “Nëse një inspektor hyn dhe nuk ju thotë mirëdita, ju do ta nxirrni jashtë. Nëse ai ju vendos gjobën, juve duhet t’i çoni letër drejtores së Tatimeve ose mua personalisht dhe të thoni se filan inspektor e kam nxjerrë jashtë dyqanit sepse nuk më tha mirëdita. Ikën inspektori apo…dëmtoheni ju”.
Shitësja tek tregu i rrobave të përdorura: “Çfarë është kjo kasë? Pse për kasa është këtu? Nuk është për kasë. Deri tani nuk na i kanë kërkuar”.
Një berber thotë se aktualisht punon me kasë. “E përdorim rregullisht, por d’kanë ardhur. Në fillim kur u bë ajo e madhja e vunë kusht, që atëherë në tetor që u bë ajo nuk kanë ardhur”, thotë ai. “Ne jemi biznes i vogël. Me zor mbijetojmë. Nuk kemi ndonjë aktivitet”, thotë një tregtar.

Artikulli paraprakNuk ka pazare, Lëvizja që ka nisur nuk ndalet
Artikulli tjetërDy të vdekur dhe dy të plagosur në katër aksidente