Rinia italiane indiferente ndaj zgjedhjeve, kërkon të largohet

Alba Di Tucci dhe Melania Reca janё zhytur nё mёsimin e lakimit, kohёve tё foljes dhe listёs sё fjalёve tё reja. 20 orё nё javё ato mёsojnё gjermanisht, aq shpejt sa tё munden. Tё dyja mamitё me diplomё duan tё largohen nga Napoli, qyteti i tretё pёr nga madhёsia i Italisё. Qёllimi i tyre ёshtё Gjermania, ku ka nevojё pёr forca tё kualifikuara pune. Tё dyja gratё, ashtu si gati gjysma e tё rinjve nё jugun e Italisё janё papunё pavarёsisht diplomimit.

“Ne nuk kemi shans kёtu”
“Nё Itali ne nuk kemi gjetur gjё. Nё spitalin nё Romё, ku kemi kryer praktikёn na ofruan vetёm njё kontratё tremujore pune. E me kёtё ne duhet ta quajmё veten me fat, qё kemi mundur tё gjejmё njё mundёsi”, thotё Melania Reca. Por atyre nuk iu dha njё kontratё pasuese pune. “Kur ne dёrguam dokumentacionin e aplikimit nё Gjermani menjёherё na erdhёn tri oferta. Secili spital donte tё na punёsonte”. Luftёn elektorale dy gratё e ndjekin pa interes. Ato nuk ndihen tё vlerёsuara seriozisht prej politikёs. “Problemet qё kanё tё rinjtё nё Itali, ekzistojnё prej dekadash e megjithatё asnjё politikan nuk interesohet pёr kёtё”, thotё Reca. “Sistemi ёshtё tёrёsisht i kalbur”, shton Di Tucci. Punё nuk gjejnё tё rinjtё, qё e meritojnё mё shumё, por vetёm ata me lidhjet mё tё mira. Mё tё prekur janё ata, qё pas studimeve shpresojnё tё gjejnё njё punё nё ndёrmarrjet publike, si nё njё spital p.sh. Pёr arsye tё kursimeve vendet e punёs vitet e fundit janё pakёsuar nё kёtё sektor. “Ne nuk kemi shans kёtu”, thotё mamia 23-vjeҁare.

Asnjё ide e re pёr problemet e vjetra
Sipas ekonomstit Michele Mosca nё Universitetin e Napolit nepotizmi dhe masat e kursimeve janё vetёm dy nga arsyet ndёr shumё tё tjera, pёrse shumё tё rinj largohen nga Italia. “Ne kemi nevojё pёr reforma tё gjera, kryesisht nё sektorin publik”, thotё ekonomisti. Shumё autoritete dhe zyra janё me poste vakante, e njёkohёsisht mёnyrat e punёs janё penguese, burokratike dhe tё vjetёruara. Si shembull ai pёrmend punёn nё universitet, ku planet mёsimore prej vitesh nuk janё aktualizuar dhe tё rinjtё pёrgatiten nё mёnyrё tё pamjaftueshme pёr botёn moderne tё punёs. Sektori privat ёshtё mё i avancuar, vёren profesori. Vetёm se nё kёtё drejtim nё jug tё Italisё ka njё problem tjetёr: organizata kriminale si kёtu nё Napoli. “Pёr fat tё keq shpesh ato vendosin se cila sipёrmarrje hapet dhe kush do tё punojё atje. Kjo i tremb investitorёt”. Propozimet e partive nё ditёn elektorale nuk e bindin ekspertin Mosca. “Thёnё mё thjeshtё, partitё duan tё ulin taksat dhe shpenzimet, pёr tё nxitur punёsimin”. Duhet hulumtuar thellё pёr tё gjetur dallimet. Tё djathtёt p.sh. duan taksa tё njёsuara, ndёrsa partitё e tjera duan tё ulin kontributet e punёdhёnёsve. Nё anketimet e fundit kryeson aleanca e partive tё djathta. Kёto janё dy partitё mё tё forta pёrkrah Silvio Berlusconit, konservatirja “Forza Italia” dhe populistёt e djathtё “Lega”. “Marrёzi ёshtё qё largohen nga Italia mbi 170.000 njerёz pёr tё gjetur punё jashtё vendit”, thotё Cantalamessa, Kandidati i “Lega-s”. “Vendi ynё ka investuar shumё pёr kualifikimin e kёtyre personave. Italia humbet me ta burimet, qё ne i kemi tё nevojshme kёtu”, thotё politikani i djathtё gjatё njё mitingu elektoral nё lagjen Ercolano tё Napolit. Pёr ta shmangur emigracionin, aleanca e djathtё do ta mbёshtesё financiarisht rininё, thotё kandidati Pentangelo i “Forza Italia”. Por dy mamitё Melania Reca dhe Alba Di Tucci nuk duan tё presin derisa qeveria tё bёjё diҁka. Mё 1 qershor ato do tё fillojnё nga puna nё Vitten pranё Dyseldorfit nё Gjermani. Kontratёn e punёs, ndёrkohё ato e kanё nёnshkruar.

Tensione përpara zgjedhjeve
Mijëra vetë marshuan në mënyrë paqësore për të protestuar kundër fashizmit dhe racizmit në Romë, ndërsa demonstrata të ngjashme u zhvilluan në qytete të tjera. Në Milano, ndërkohë u zhvillua një kundër-tubim nga një grup neo-fashist, ku policia u ndesh me protestuesit e krahut të majtë. Dhjetëra mijëra protestuan në të gjithë Italinë: tubimet e mëdha ishin në Romë, Milano dhe Palermo. Demonstrata u mbajtën nga grupe antifashiste dhe të ekstremit të djathtë. Vetëm një javë para zgjedhjeve të përgjithshme, tensionet janë të larta. Grumbullimi më i madh kundër racizmit dhe ksenofobisë u mbajt në kryeqytetin italian me njerëz që udhëtuan në Romë nga i gjithë vendi. Në Palermo, ku ditë më parë një udhëheqës neofashist u sulmua në rrugë, dyqanet u mbyllën herët për shkak të frikës nga dhuna mes protestuesve të ekstremit të majtë dhe atyre të ekstremit të djathtë. Tubimi kundër racizmit në Romë, nën sloganin “Asnjëherë më fashizëm”, pati pjesëmarrjen e shumë politikanëve, duke përfshirë kryeministrin Paolo Gentiloni dhe paraardhësin e tij, Matteo Renzi. “Kjo është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. E gjithë Partia Demokratike është këtu. Është e rëndësishme që kryeministri është këtu sot”, tha Matteo Renzi.

Pavarësisht shiut, ishte një tubim i gjallërishëm me demonstruesit që mbanin flamuj dhe pankarta antifashiste dhe anti-raciste. Njëri prej tyre lexonte: “Ka vetëm një racë: raca njerëzore”. “Ne jemi këtu sot, sepse në vendin tonë është një situatë e vështirë dhe ne i shohim agresionin dhe episodet e dhunës që ndodhin çdo ditë. Mendojmë se është e drejtë të ripohojmë vlerën e rëndësishme dhe themelore të vendit tonë, atë të antifashizmit”, tha Nicolo Orlino, një protestues. Marshuesit thanë se tensionet racore janë rritur në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit dhe përmendën sulmin e fundit kundër emigrantëve në qytetin e Maceratës. Në atë incident, një 26-vjeçar italian, simpatizant i lëvizjeve neo-naziste, plagosi gjashtë emigrantë afrikanë. Ndërsa në Milano, kreu i Lega Nord, partisë kundër imigracionit, Matteo Salvini, iu drejtua mijëra mbështetësve me një mesazh: italianët duhet të vijnë të parët! Ai tha se, imigrantët që sjellin kulturën dhe pasurinë e tyre në Itali ose ata që i arratisen luftërave janë të mirëseardhur, duke shtuar se një qeveri e drejtuar prej tij do të ndihmonte afrikanët në vendet e tyre të origjinës. Salvini tha se do të udhëheqë një qeveri, e cila do të mendojë për njerëzit në nevojë dhe që do të shkojë në Afrikë për të garantuar një të ardhme për fëmijët aty, pa i çrrënjosur ata nga vendet e tyre. Jo shumë larg, protestuesit e krahut të majtë që kundërshtonin lëvizjen e djathtë të skajshme CasaPound, u përleshën me policinë, ndërsa ata u përpoqën të hynin në një tubim të mbyllur.

Exit mobile version