Rinia marshon në të gjithë vendin, e gjithë Shqipëria në protestë!

Ashtu siç ishte parashikuar mijëra studentë nga e gjithë Shipëria, janë ngritur për të protestuar për uljen e tarifave në univeristete dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.
Në për të gjitha arteriet kryesore të kryeytetit, studentët e fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, Filologjikut, Politeknikut, Gjeologji Miniera, Inixhinierisë, Shkëncat e Natyrë, Shkencat Sociale si dhe Mjekësisë duke u grumbulluar para ministrisë së Arsimit.
Ndërsa në Tiranë të gjithë po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, nëpër Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan studentët po protestojnë në qytet duke kërkuar të drejtat e tyre.
Në qytetin e Korçës studentët po protestojnë, ndërkohë duke kërkuar që të përgjysmohen tarifat si dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve.
Në Elbasan gjithashtu studentët janë grumbulluar nën thirrjet duke kërkuar arsim publik falas. Në Durrës po ashtu studentët kanë bojkotuar mësimin, dhe po protestojnë duke kërkuar uljet e tarifës së shkollimit.
Po ashtu studentët në Vlorë, po protestojnë me thirrjet “Arsim Publik Falas”, duke vërshuar nëpër rrugët e qytetit bregdetar.
Në qytetin e Shkodrës, studentët po ashte po marshojnë në rrugët kryesore të qytetit dhe disa prej tyre u janë bashkuar studentëve në Tiranë.

Exit mobile version