“Rinia peng i vjedhjeve të 7×7-313”, Basha me të rinjtë në Fier: Rama pretendon të luftojë korrupsionin me Belindën, këta të tjerët me Ilir Metën dhe Elvis Roshin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë zhvilloi një takim e të rinjtë e Fierit. Në fjalën e tij, ai tha se shokët e Ramës tek 313-ta, shoqet me rripa 1600 euro, ndërkohë që familjet në nevojë në Fier nuk marrin as ndihmën minimale.

Basha më tej ironizoi duke thënë se pretendojnë ta luftojnë korrupsionin me Belind Ballukun, që sipas tij, është vet korrupsioni qeveritar. Ndërsa këta të tjerët që bëjnë si opozitarë, do ta luftojnë korrupsionin me Ilir Metën në burg dhe Elvis Roshin Pëllumb Shullazin, deputetin e PS dhe kandidatë të tjerë që i kanë vendosur bashkëshisht.

Ai gjithashtu tha se këta nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kuptuar hallet e rionisë shqiptare, jo më të formulojnë zgjidhje.

“Shokët tek 313-ta, shoqet kërcejnë nga belaja me rripat 1600 euro, me teshat e tjera të trupit zoti e di se sa kushtojnë, me botokse, me fillings e me të gjitha. Të gjitha bashkë, një valle e tyre është sa gjysma e buxhetit të bashkisësë Fierit për familjet në nevojë. Me çfarë parash i kanë bërë? Me paratë që kanë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve. Taksat e prindërve tuaj. Me çmimet firifiu, janë dyfish më të larta sesa në Selanik në Greqi, këta do e fusin Shqipërinë në BE?! Këta do luftojnë korrupsionin?! Humor i ditës, Belinda do të luftojë korrupsionin, po Belinda është korrupsioni. Sado hallvë t’i gatuaj shefit, letrat shefi i çon gjithmonë tek vendi që të shpëtojë lëkurën e vet. Kot e ka dhe ai, sepse SPAK është mandatuar t’i shkojë deri në fund, deri në majë të piramidës së korrupsionit. Po këta të tjerët, këta të tjerët do të luftojnë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu. Programi i tyre parashikon shtimin e të ardhurave duke nxjerr deputet Ilir Metën, Elvis Roshin, Pëllumb Shullazin, deputetin e PS dhe kandidatë të tjerë që i kanë vendosur bashkëshisht. Sepse bashkërisht i kanë asetet ekonomike, bashkëshirsht i kanë vendimet për të nxjerr të korruptuarit nga burgu, bashkërisht i mbyllën listat. Këta nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të kuptuar se ku është rinia shqiptare me hallet dhe problemet e saj. Se çfarë dëshirojnë të rinjtë e Fierit e të Tiranës, të Shkodrës e të Vlorës, e jo më pastaj të formulojnë zgjidhje”
– tha Basha.

Artikulli paraprakNë Tetovë mbahet akademi solemne për heronjtë e heshtur të UÇK – nderohet Azgan Haklaj
Artikulli tjetër“Ne nuk riciklojmë të vjetrën e korruptuar, ne ndërtojmë të ardhmen”, Basha: NEXTGEN, programi për të ndalur eksodin dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu