Rinia socialiste në shërbim të propagandës: Servizilëm për Edi Ramën dhe si model “Elisën” dhe “Veliajn”

Në sallën plot me të rinj në Pallatin e Kongreseve, qindra të rinj i bënë dje “fresk” kryeministrit me fjalime patetike dhe adhurim për PS dhe të mirën që ajo i ka sjellë Shqipërisë.

Në një format nga ato që partitë politike përdorin rëndom në fushata elektorale, të rinj nga e gjithë Shqipëria ishin në garë se kush t’i binte në sy dhe t’i pëlqente Edi Ramës. I cili, ulur diku në sallë, përpiqej të piketonte “Elisën” dhe “Erionin” e ardhshëm të PS. Madje, ky i fundit ndodhej sot në sallën plot me të rinj, duke duartrokitur fjalimet servile të të rinjve socialistë dhe duke shërbyer si model për të rinjtë që duan karrierë politike në PS.

Për turpin e rinisë dhe të Shqipërisë, në vitin e 12-të të qeverisjes së PS, ka ende nxënës e studentë që, edhe pse e kanë kuptuar se si është katandisur dhe zbrazur Shqipëria, në vend që të përpiqen të ndryshojnë vendin… nuk ndryshojnë dot as fjalimet e përgatitura nga propaganda e Edi Ramës.

Exit mobile version