Rinumërohen votat në Kavajë, Sakja rikonfirmohet fitues

Janë rinumëruar votat në Bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për ato të hedhura në kutitë gabim. Ishin rreth 70 fletë votimi të hedhura gabimisht nga votuesit ditën e votimeve, në kutinë për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato për zgjedhjet bashkiake. Numërimi është bërë nga komisionerët e KZAZ 42. Nga numërimi i votave të hedhura gabim, Isa Sakja i PD-së ka marrë 29 vota, Dorjan Murati i PS-së ka marrë 32 vota, ndërsa Maksi Kona, kandidati i LSI-së ka marrë 3 vota, ndërsa 5 kanë rezultuar të pavlefshme. Isa Sakja, kandidati i PD-së për kryebashkiak i Kavajas, fitoi me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati. Por, me numërimin e votave të hedhur në kutitë e gabuara, diferenca është ngushtuar në 25. Rezultat ky që gjithsesi nuk ndryshon kryebashkiakun e zgjedhur, Isa Sakja.

Exit mobile version