Briken Calja, i vetmi peshëngritës kuqezi në turneun më të rëndësishëm sportiv të vitit, nuk ka arritur dot që të ngjitet në podium duke e mbyllur garën në vendin e 6. Gjatë garës Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje. Rezultatet e kaluara të peshëngritësit nga Shtërmeni bënë që ai të ishte pjesë e baterisë finale, ku medaljen e artë e mori kinezi Shi Zhiyong, i cili ngriti në dygarësh 352 kg, medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov, i cili ngriti 351 kg, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësi nga Kirgustani, Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg.
Kryesore
Continue to the categoryPolitika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un
Nga Taulanda Jupi
Arrestimi i Erion Veliajt nga SPAK është përgjigjja më e hidhur që institucioni më i besuar nga shqiptarët u dha të gjithë...