Rio 2016, sulmohet autobusi me gazetarë

Një autobus i gazetarëve është sulmuar gjatë mbrëmjes së të martës në Rio de Janeiro, duke krijuar shqetësim për sigurinë në Lojërat Olimpike. Sipas asaj që raportohet, autobusi është sulmuar teksa po udhëtonte nga arena e ndeshjeve të basketbollit në Barra de Tijuca dhe 3 persona kanë marrë plagë të lehtë nga thyerja e xhamave të mjetit, mes të cilëve dhe një teknik televizioni i quajtur, Kaan Korkmaz. Sipas gazetarëve që kanë qenë duke udhëtuar, autobusi është goditur me mjete të forta dhe një pjesë e xhamave të tij janë thyer.
Sipas një gazetare të “Oglobos” autobusi është goditur me gurë, por nuk hidhet poshtë dhe mundësia që të jetë qëlluar me armë ndaj tij. Mario Andrade, zëdhënësi i Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros, ka konfirmuar ngjarjen dhe gjithashtu dhe lëndimin e 3 personave, ndërsa sipas tij raporti i policisë nuk bën të ditur shkakun apo mjetet me të cilat është sulmuar autobusi.

Artikulli paraprakNikol Merizaj, e pesta në baterinë e saj
Artikulli tjetërSerena Williams eliminohet nga Rio 2016