Juvina QEVANI
Partia Demokratike Dega Berat, përreth dy muaj përmbushi të gjitha detyrimet sipas vendimeve, udhëzimeve dhe urdhërave të strukturave qëndrore të Partisë. Edhe në Degën tonë, nisi plotësimi i gjithë strukturës statuore të partisë, duke mbajtur në konsideratë nevojën për përfshirjen në kryesi të personaliteteve me eksperiencë politike dhe profesionale, promovimi i grave dhe të rinjve në funksione drejtuese në Parti. Në 17 Grupseksione dhe 124 seksionet e tyre, është bërë riorganizmi ku ka qenë i nevojshëm me qëllim përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohëshme.
Në pozicionin e Sekretares së Degës, kam ndjekur hap pas hapi realizimin e kësaj pune kolosale. Sot theksoj se forca e Partisë Demokratike janë këta të zgjedhur, ish-funksionarët, drejtuesit ndër vite, ish-këshilltarët bashkiakë, kandidatët tanë me reputacion në elektorat të cilët kanë ditur të fitojnë në kohë të vështira dhe mund të ndikojnë në maksimalizimin e rezultatit, intelektualët, të cilët të angazhuar dhe aktivë mund të kontibuojnë për Partinë Demokratike të degës.
Krijimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal bashkoi intelektualë, persona me influencë, artistë, shkrimtarë, mjekë, fermerë të qytetit. Krijimi i kësaj Aleance vlerash do të jetë oksigjen për Partinë Demokratike Dega Berat, e cila synon krijimin e një alternative ku ju garanton qytetarëve krijimin e standarteve europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike dhe mundësive për të gjithë dhe mbështetje sociale për shtresat në nevojë.