Kuvendi do të diskutojë të rishikimin e buxhetit të vitit 2016. Për PD, ky është një tjetër rast i keqpërdorimit që sipas tyre Qeveria po i bën instrumentit të Aktit Normativ. Dorjan Teliti, këshilltar për Ekonominë në Partinë Demokratike, përveç këtij shqetësimi, deklaroi në një intervistë televizive se rishikimi i buxhetit nuk sjell asgjë të re dhe pozitive për ekonominë. “Përdorimi i instrumentit të Aktit Normativ, një instrument i cili nuk është i lejuar përveç rasteve kur respekton dy kritere, urgjenca dhe nevojshmëria. Produkti që ajo sjell gjithmonë me rishikimin e buxhetit, nuk është një produkt i mirë për ekonominë shqiptare”, tha Teliti. Duke u ndalur te investimet publike, Teliti e konsideron Qeverinë pa vizion për të shpenzuar në sektorë strategjikë, çka ka sjellë për pasojë uljen e kreditimit. “Momenti që pritshmëritë bien për të ardhmen, si individi ashtu dhe bizneset tentojnë: individi që të mos shpenzojë, por të kursejë ato tre para që ka në xhepin e tij; biznesi nuk ka besim tek e ardhmja dhe nuk investon. Në momentin që nuk investojnë bizneset nuk krijohen vende të reja pune, përkundrazi fillojnë dhe tkurren vendet e punës”, u shpreh Teliti. Mungesën e vizionit nga ana e Qeverisë, Teliti e gjen edhe tek ngërçi i krijuar me pranimet në Universitete. “Një qeverisje, e cila pavarësisht formatit të saj politik nuk investon tek truri absolutisht që nuk është një qeveri e suksesshme. Sepse truri, kapitali human praktikisht është ajo e cila është e ardhmja, do gjenerojë ide dhe inovacion, është ajo që mendoj se ku do të shkojë Shqipëria për dekadat e ardhshme”, thekson Teliti ndër të tjera. Gjithë kjo situatë e rëndë ekonomike, siç e quan PD, për Telitin ka qenë e paralajmëruar që në momentin kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet.
Kryesore
Continue to the category“Zbythet” mosbindja civile, deputetët e Berishës kërkojnë pazar të ri me...
Nga Bato Kosova
Pas dështimit spektakolar të dy akteve të vakta të mosbindjes civile të thirrur nga Berisha, protestat e të cilit u bojkotuan nga...