Zbulohet itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita.
Nisja do bëhet nga Sheshi Skënderbej, tek Kryeministria.
Më pas marshimi do shkojë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Parlament.
Pas tyre, e ka radhën Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.