Ristani 8 pyetje Ramës për drogën

Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me radhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet t’i sqaronte sot (dje) ambasadorët për:
1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
3. Pse dekonspirohen aksionet e Prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
5. Sa është sasia e drogës së prodhuar në tërësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 tonë?
6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash? Dhe dy pyetje për show-n me letërpërgjigjen e Avramopulosit.
7. Pse i çove letër Avramopulisit për t’i kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkëpunëtorët e tu?
8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe derisa u korr? Po të kishe me vete dhe Rroshin e Bushin do të ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.

Artikulli paraprakRama nis sanksionet ndaj shkollave të Gulen në Shqipëri
Artikulli tjetërLubonja: Nacionalizmi, streha e fundit e horrave si Rama