Rithemelimi sërish kaos! 13 deputetët e përjashtuar tentojnë të futen me forcë në sallë, përplasen me Gardën

Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos në seancën e sotme parlamentare. 13 deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi po tentojnë të futen në sallë. Garda nuk i lejon.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

Në mbledhjen e grupit, besniku Flamur Noka nuk e mbështeti Berishën për të zhvilluar protesta jashtë Kuvendit. Po ashtu këtij propozimi nuk ju bashkua as Gazment Bardhi.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu

Artikulli paraprakDjali i Berishës dëshmon për herë të parë në GJKKO! ‘Faksi për Shkëlzenin’, merret sot në pyetje edhe Aldo Bumçi
Artikulli tjetërVIDEO/ Flamur Noka dhe deputetët e rithemelimit dhunojnë punonjësin e Gardës