“Rithemelimi s’ka artikuluar asnjë qëndrim publik”/ Politologu: Basha me grup kompakt dhe propozime konkrete

Duke folur mbi propozimet e PD-së zyrtare, politologu Ilir Kalemaj u shpreh pro propozimeve të Lulzim Bashës, por shtoi se ky i fundit ka treguar mungesë të lidershipit politik. Kalemaj theksoi se më e rëndësishme për elektoratin është mposhtja e Ramës dhe jo lufta për karrigen e kryetarit të PD. Sipas tij do të duhej të gjendej një formulë ku të pengohej kandidimi i Berishës, Bardhit dhe Bashës, për të gjetur një figurë të re përbashkuese.

Ajo që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë është që nga një anë është mazhoranca, me forcë kartoni, më votime 5-minutëshe që po miraton çdo lloj projekt-ligji, që nga ai për buxhetin, dhe shtyrja me 10 vjet i investimeve strategjike, tashmë me këtë të fundit me zonat e mbrojtura, i japin dorë të lirë kryeministrit të bëjë çfarë të dojë, dhe nga ana tjetër opozita, ku kemi një grup të vogël por kompakt të Bashës, dhe që është i vetmi grup që ka sjellë propozime politike nga Parlamenti, pastaj janë edhe ato partitë e vogla të djathta që kanë një propozim të ngjashëm. Proporcional kombëtar, me lista të hapura, votim dhe numërim elektronik, që mundëson në vetvete edhe votën e diasporës, dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që unë personalisht i mbështes, sepse në 10 vitet e fundit e kam ngritur zërin për një sistem të ri elektoral. Rithemelimi s’ka artikuluar asnjë qëndrim publik për secilën nga këto teza. Ajo që po bëjnë ata është denoncimi.

Nga një anë janë 14 deputetët pro Berishës, që janë të qartë në veprimin e tyre politik, që për ta parësore është pranimi i Berishës si kryetar i PD dhe fati politik i Berishës. Grupi i Bardhit është grupi fluid aty, që s’mban qëndrime as mish as peshk, disa në funksion të rizgjedhjes së tyre deputetë, dhe të tjerë që kanë mbajtur qëndrime 180 gradë të ndryshme si Dash Sula, Ervin Salianji. Bashkëkryetari i komisionit zgjedhor, s’është aq i rëndësishëm. Ajo që është më e rëndësishmja është ajo çfarë i propozon ti publikut, elektoratit, do një mazhoritar, proporcional rajonal. Dy-tre persona në Shqipëri vendosin për listat. A ka qenë Basha koherent hajde ta kritikojmë, por në rastin konkret këto janë propozime të vlefshme. Si ka mundësi që z.Basha 8 vjet kryetar partie, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë politikë, sot janë ndër armiqtë e tij kryesorë politik. Kjo tregon mungesë lidershipi politik, që njerëzit më të afërt i ke kundërshtarët më të rreptë, dhe po t’i pyesësh thonë që defekti kryesor i Bashës është besueshmëria. Një pjesë e tyre pas takimeve me bazën, kanë parë që baza anon nga Berisha, dhe nuk votohen dot me logon e Bashës.

Artikulli paraprakNuk ka nevojë për ilaçe! Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbja e kokës, ja ushqimet që duhet të konsumoni
Artikulli tjetër“Rrëmuja i ka shërbyer tërësisht PS-së”/ Pampuri: Në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë të përfaqësuar të gjithë