Ritmet më të larta të dekadës! Mziu: Kostot vjetore të shërbimit të borxhit u rritën mbi 13%

Nga Xhelal MZIU

Qeveria shqiptare shpenzoi gjatë janar-shtator 2021 mbi 3 miliardë lekë ose 432 milionë euro, për shërbimin e borxhit publik në formën e interesave dhe principalit.

Nga shpenzimet e përgjithshme të shërbimit të borxhit:
28 miliardë lekë ose 53% ishin pagesa për shlyerjen e interesave!
25 miliardë lekë ose rreth 47% për pagesën e principalit!

Nga shpenzimet për interesa;,
19.7 miliardë lekësh shkoi për shërbimin e borxhit të brendshëm!
8.6 miliardë lekë shkuan për shërbimin e borxhit të jashtëm!

Presioni mbi shpenzimet për shërbimin e borxhit publik po vjen nga rritja në rekorde e detyrimeve publike në vlera neto.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021 stoku i borxhi publik u rrit me 57.7 miliardë lekë ose 469.5 milionë euro.

Deri në fund të vitit do të rritet dhe 850 milionë Euro të tjera, Eurobond plus hua të tjera!

Ministria e Financave parashikon që shërbimi i borxhit, pagesa e principalit dhe interesave në një vit fiskal të arrijnë mbi 55 miliardë lekë, ose 450 mln euro në një vit!

FMN, jep alarmin për borxhin publik mbi 80% të PBB-së, në fund të vitit 2021!

Pra ekonomia shqiptare është zhytur keq e më keq, merr borxh për të likujduar principalin dhe interesat e borxheve të mëparshme!

Exit mobile version