Rob Wainright, nga Shërbimi Inteligjent anglez në krye të Policisë Evropiane

Anglezi Rob Wainright, ka mbaruar studimet në London Scool of Economics, në vitin 1989 dhe për një kohë deri në vitin 2000, ka punuar si analist për Shërbimin e Sigurimit të Mbretërisë së Bashkuar (MI5). Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Wainright do të punonte si anëtar i Bordit Drejtues të Europol dhe një zyrtar Ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar, ku në të njëjtën kohë mbante dhe postin e drejtorit të Europolit anglez me seli në Londër. Në vitin 2003, ai u emërua drejtor i NCIS (Shërbimi Ndërkombëtar i Çështjeve Penale dhe të Inteligjencës të Mbretërisë së Bashkuar), ku ai ishte përgjegjës për operacionet ndërkombëtare, zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie britanike kundër imigracionit të paligjshëm. Nga viti 2006, Wainright ka mbajtur postin e kreut të Departamentit Ndërkombëtar të Agjencisë të Mbretërisë së Bashkuar për Krimet e Rënda të Krimit të Organizuar (SOCA). Në prill të vitit 2009, ai u emërua Drejtor i Europol (Zyra Evropiane e Policisë), duke u bërë kështu i pari drejtor, i cili gjatë karrierës së tij nuk kishte shërbyer direkt në forcat policore, por në ato të inteligjencës. Sot, ai drejton një personel prej 800 personash që mbështesin autoritetet e zbatimit të ligjit, sidomos në vendet problematike si vendi ynë. Agjencia që ai drejton trajton 18 000 raste në fusha të tilla si droga, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi kibernetik, krimi i pronës intelektuale, kontrabanda e cigareve, falsifikimi i parave, pastrimi i parave dhe gjurmimi i aseteve apo dhe terrorizmi. Pra një sërë çështjesh, ku në më shumë se gjysmën prej tyre është përfshirë dhe vendi ynë. Çështje, të cilat ja ka bërë të qarta dhe zoti Basha gjatë takimit me të në Maltë.

Artikulli paraprakKompanitë publike të energjisë të zhytura në borxhe
Artikulli tjetërArsenali pret Manchester Cityn