ROBERTO ARLT: NËSE DONI TË BËHENI DEPUTET

NGA ROBERTO ARLT

(Buenos Aires, 1900 – 1942)

Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos flisni për tatimin mbi të ardhurat; mos u betoni për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe Atdheut, mos dërdëllisni për mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të nëpunësve, të fëmijëve. Jo. Nëse ju doni të bëheni deputet, duhet të ulërini gjithandej:
– Jam një hajdut, përherë kam vjedhur e kam grabitur sa kam mundur!…

Solli në shqip: Bajram Karabolli

Exit mobile version