Nasi Lera sapo ka përfunduar romanin e tij të fundit, që ju deshën plot shtatë vite për ta shkruar.
Shkrimtari bashkëkohor nuk është fatalist. E megjithatë i trembet kohës dhe mendon se ky është roman i tij i fundit.
Ngjarjet e këtij romani vendosen në Shqipërinë e vitit 1997. Një kohë që sipas tij i hoqi lirikën çdo gjëje, madje dhe vetë të shkruarit.
Këtë periudhë tranzicioni, shkrimtari i dy kohëve e sheh problematike. Të tillë sepse i mungon shpresa. Mungesa e shpresës sipas tij është shkatërruese e historive dhe marrëdhënieve njerëzore.
Shkrimtari dhe përkthyesi Nasi Lera po kryeson për këtë edicion jurinë e çmimit Kadare. Sipas tij një sfidë e madhe sepse shkrimi duhet të vlerësohet që në dorëshkrim dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për jurinë.