Romeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e mban peng si raqe

Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim Basha tregoi se ishte ndryshe nga Sali Berisha, duke sakrifikuar pozicionin e tij si kryetar për parime dhe për të mirën e demokratëve.

Karaj më tej u shpreh se konservatorizmi lidhet me moralin hyjnor dhe nuk pranon liderë populistë, duke kritikuar modelin e Berishës që sipas tij po mban peng PD.

Ai shkoi më tej se Berisha mund të sakrifikojë gjithçka, përfshirë edhe familjen.

“Atë e sfidoi Luli dhe e mundi. Ai tregoi që me Berishën ishte nata me ditën. Lideri sakrifikon veten, sakrifikoi veten e vet si kryetar për disa parime, disa porosi po i quaj dhe universale, se i erdhi nga aleatët strategjikë. Basha mo, atë njoh unë dhe tha “unë po rrezikoj karrigen time por PD të shpëtojë dhe e djathta. Platformat e konservatorizmit janë që nuk pranojnë lider populistë. Konservatorizmi është lidhur me moralin hynor. Zotëria ka zëvendësuar Zotin me veten dhe e djathta shqiptare mendon që Berishizmi është e djathta dhe nuk ka edukatë tjetër. Kurse ky çfarë bëri, ky “heroi” që sakrifikohet për shoqërinë, çfarë bëri? Ky sakrifikoi Shqipërinë sa i desh qejfi, në fund fare sakrifikoi PD-në, po e mban aty si raqe peng, pastaj do sakrifikojë dhe familjen. Se aty e kanë lënë, tek pragu” – u shpreh avokati Karaj.

Exit mobile version