Beteja e përjetshme mes Barcelonës dhe Real Madridit, mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos janë të mira për futbollin, thotë legjenda e Brazilit, Ronaldinho. Për më shumë se një dekadë, dy yjet e La Liga-s e kanë ndezur galaktikën sportive. Messi dhe Ronaldo kanë ndarë 10 “Topa të Artë” mes tyre, janë shpallur golashënues të shquar, kanë fiksuar rekorde të panumërta. Debati se cili prej tyre mund të konsiderohet më i madhi vazhdon të ndajë botën, ndërkohë që Ronaldinho e konsideron duelin e tyre personal si të dobishëm për vetë ata dhe sportin e tyre. Braziliani tha për “Metro US”: “Kjo është një luftë e shëndetshme, e cila është e mirë për futbollin. Ata janë dy lojtarë, që gjithmonë e përcaktojnë se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’, për të parë se kush do të jetë më i miri në botë. Pra, kjo është një luftë e mirë për futbollin dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”. Ronaldinho foli edhe për Leo Messin, që është në kërkim të lavdisë globale me kombëtaren argjentinase, çka i mungon në CV e tij të shkëlqyeshme: “Ai është në një nga ekipet më të mira kombëtare në botë. Nëse i shikon lojtarët e Argjentinës individualisht, janë të gjithë lojtarë të mëdhenj. Si skuadër nuk kanë bërë aq mirë, por nëse e sheh cilësinë individuale të çdo lojtari, Argjentina është një nga ekipet më të mira në botë”. “Selecao” aktualisht po pret me padurim riaftësimin e yllit të kombit, Neymar, por Ronaldinho beson se sulmuesi i PSG do të jetë gati për ta udhëhequr Brazilin kur të vijë koha: “Dëmtimet nuk janë kurrë të mirëpritura, por mendoj se në këtë rast do të jetë mirë, sepse do t’i japë kohë për t’u përgatitur si duhet, për të arritur në Kupën e Botës në gjendje optimale. Jeta e një lojtari është të jetojë ndeshje pas ndeshjeje, ditë pas dite dhe mendoj se askush nuk është duke menduar ende për Kupën e Botës. Ata janë duke shikuar Ligën e Kampionëve, fundin e ligave përkatëse”.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...