Edhe pse të gjitha aktivitetet sportive nëpër shumicën e vendeve të botës janë anuluar, një kemi pasur shansin së paku ta shikojmë në aksione të shkurta.
Shkaku i pandemisë coronavirus, të gjitha ngjarjet sportive u anuluan, por jo edhe ajo që u zhvillua në burgun e Paraguait, aty ku po qëndron Ronaldinho.
39-vjeçari aktualisht është i burgosur së bashku më vëllain e tij, shkaku që u vutën në Paraguai me pasaporta false.
Një garës është zhvilluar brenda grilave më të burgosurit e tjerë, ish-anëtari i Barcelonës dhe Milanit nuk ka treguar aspak mëshirë për kundërshtarët e tij.
Ai ka arritur të shënojë pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në ndeshjen që përfundoi 11-2 për skuadrën e tij.
Çmimi ishte tejet qesharak për vendin e parë, pasi fitonin një derr që peshonte 16 kilogramë dhe një trofe të vogël.