Ronaldo “çmend” fansat e Juventusit

Cristiano Ronaldo ka nisur të pushtojë që në ditët e para si bardhezi zemrat e fansave të Juventusit. Ka mjaftuar një postim në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, që tifozët e Juventusit të dashurojnë edhe më shumë CR7, fituesin e 5 Topave të Artë, që do të luajë me kampionët e Italisë.
Për herë të parë, Ronaldo ka shkruar në italisht për fansat e tij edhe pse vetëm një fjalë. “Mirëdita” ka qenë mesazhi që cristiano Ronaldo ka dhënë për fansat e tij juventinë, të shoqëruar me një foto në mjediset e brendshme të “Allians Stadium”, aty ku Juventusi luan ndeshjet e tij.
Në 30 minuta, mbi 1,3 milionë “like” në rrjetet sociale nga fansat e tij, thuajse të gjithë juventinë, që tregojnë për pritshmërinë e madhe që ata kanë nga CR7, sidomos në fitimin e Champions League. Në profilin e tij në “Twitter”, sulmuesi portugez nga dita e sotme ka ndryshuar vendbanimin e tij, nga Madrid në Torino.

crisi

 

Artikulli paraprakHazard te Real Madrid, Higuain fluturon te Chelsea
Artikulli tjetërVarane: “Urrej të jem si Ramos!