Ronaldo u emërua lojtari më i mirë portugez i vitit 2017, të hënën, duke mposhtur portierin e Sporting, Rui Patricio dhe yllin e Manchester City, Bernardo Silva. 33-vjeçari fitoi për herë të pestë “Topin e Artë” vitin e kaluar, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Ronaldo është duke e rigjetur formën përsëri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që i hodhi poshtë kritikat ndaj tij. “Unë jam mirënjohës për këtë çmim, për të gjithë ata që janë këtu, tha CR7. Është gjithashtu një çmim për të gjithë kolegët e mi. 2017-ta ishte një vit i shkëlqyer, i paharrueshëm, si kolektivisht, edhe individualisht. Unë, gjithashtu, fitova për herë të pestë ‘Këpucën e Artë’ dhe çmimin e dytë më të mirë, që ia kushtova katër fëmijëve të mi. Një tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj. Ne duhet ta mbrojmë atë që është e jona, sepse gjithmonë ka një portugez në luftë. Unë gjithmonë besoj dhe them se jam më i miri. Sidoqoftë, çfarëdo që them, pastaj e tregoj në fushë. Ne jemi në luftë vit pas viti”.
Ronaldo shënoi 42 gola në 46 ndeshje, në të gjitha garat, në sezonin 2016-2017, ndërsa ka realizuar 37 gola në 35 ndeshje, deri tani, këtë sezon. Ai shënoi katër herë në fitoren 6-3 kundër Girona, të dielën, duke kompletuar “hat-trick” e 50-të të karrierës së tij për klubet dhe kombëtaren.