Ronaldo i mërzitur nga fama: Po të ishe në vendin tim, do të mërziteshe

Cristiano Ronaldo thotë se fama ia ka bërë jetën e mërzitshme dhe se ai dëshiron të jetë i lirë sërish.

34-vjeçari është njëri ndër personat më të famshëm në botë, pasi e ka kaluar shumicën e karrierës së tij si njëri ndër futbollistët më të mirë në planet.

Përveç që ka fituar shumë trofe me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusit, Ronaldo e ka ndihmuar Portugalisë ta fitojë titullin e Kampionatit Evropian dhe vetë i ka grumbulluar pesë Topa të Artë.

Paraqitjet e Ronaldos në fushën e lojës kanë bërë që ai të fitojë famë edhe në rrjetet sociale. Por, fama që i kanë sjellë sukseset po është e tepërt për sulmuesin, i cili tani as nuk mund t’i dërgojë fëmijët në park pa u frikësuar se do të pengohet nga tifozët.

“Po të ishte në vend timin, do të mërziteshe. Një pjesë e kësaj është fantastike. Të jesh i famshëm, në faqen e  parë të gazetave dhe ta shohësh veten në televizione. Por, pas 15 vjetëve dhe pas të gjithë këtyre gjërave, unë dua pak privatësi”, u shpreh Ronaldo, në një intervistë për ITV.

“Në dhjetë vjetët e fundit, privatësia ime është zhdukur. Unë nuk kam qenë në park me fëmijët e mi. Nëse shkoj, njerëzit vijnë pas meje dhe fëmijët e tij stresohen, e dashura ime stresohet dhe unë stresohem”.

“Kur je në publik, nuk mund të jesh vetja. Është e mërzitshme. Unë dua të jem i lirë sërish”.

Megjithatë, më e fuqishme se etja e tij për paqe dhe liri është apetiti i tij për trofe.

“Fiksimi im është të fitoj dhe të kem suksese. Unë kam punuar për këtë. Talenti nuk mjafton. Unë jam i varur nga fitoret, suksesi. Unë nuk i ndjek rekordet, ato më ndjekin mua”, shtoi Ronaldo.

Exit mobile version