Cristiano Ronaldo i ka ofruar mbështetje futbollistit anglez në Australi, Danny Hodgson, i cili po lufton për jetën.
Hodgson, i cili luan për ECU Joondalup në Premierligën Kombëtare të Australisë, u shtrua në spitalin Mbretëror të Perthit, pasi u rrah brutalisht derisa po ecte në stacioni ne trenit më 4 shtator.
Sulmuesi anglez iu nënshtrua një operacioni emergjent, para se të vendosej në koma të përkohshme dhe tani po qëndron në njësinë e kujdesit intensiv në gjendje të qëndrueshme por kritike.
Hodgson i mbushi 26 vjet të dielën dhe yllin i Manchester Unitedit Ronaldo ia dërgoi atij një video mesazh personal për shënimin e këtij rasti.
“Përshëndetje Danny, sapo dëgjova për rastin tënd, shpresoj se do shërohesh shumë shpejt”, i tha Ronaldo Hodgsonit në video.
“Të ftoj të vish dhe ta shikosh një ndeshje tonë në Mançester, prandaj të uroj shërim të shpejtë. Kujdesu për veten”, shtoi ai.