Ronaldo i paparë, i shënon 4 gola Lituanisë

Cristiano Ronaldo shënoi plot 4 gola në fitoren 1-5 të Portugalisë në transfertë ndaj Lituanisë, duke arritur të thyejë një tjetër rekord, të bëhet golshënuesi më i mirë i kualifikueseve të Europianit, me 25 gola të shënuar, duke lënë pas Roby Kean, me 23 gola.

Portugezi ishte fantastik në Lituani, duke zhbllokuar rezultatin me penallti në minutën e shtatë, ndërsa më pas shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, para se Carvalho të shënonte golin e pestë në minutat shtesë.

U rikthye te fitorja edhe Serbia, që arriti të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Luksemburgut, ndërsa grupi kryesohet nga Ukraina me 13 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 8 dhe serbët me 7.

Artikulli paraprakFoto nga atmosfera festive e pragndeshjes Francë-Shqipëri
Artikulli tjetërReja shumë i kënaqur me fitoren e Shqipërisë